Babai i talentit shqiptar bën skandal në Zvicër, hedh çadrën drejt trajnerit

Ndeshja e Kupës së Zvicrës mes klubit amator Zug 94 dhe FC Zurich do të mbahet mend për një kohë të gjatë. Skuadra e Superligës fitoi, por rezultati bëhet i parëndësishëm. Sulmuesi i talentuar shqiptar i FCZ, Labinot Bajrami (19 vjeç) hyri si zëvendësues në minutën e 62-të, kur rezultati ishte 2-0.

Ndeshja tashmë ishte vendosur për shkak të hendekut të fuqive. Megjithatë, Bajrami nuk u lejua ta përfundonte ndeshjen, por luajti vetëm 18 minuta, sepse trajneri Ricardo Moniz e nxori sërish nga fusha.

Shkaku?

Sepse Bajrami nuk bëri presion ashtu siç ka dashur trajneri dhe me sa duket ka thënë fjalë nënçmuese (“Fuck off”) në drejtim të trajnerit. Zëvendësimin e lojtarëve zëvendësues të tij është një metodë që Moniz e ka përdorur disa herë. Kjo çoi në diskutime të nxehta një javë e gjysmë më parë, në ndeshjen e Ligës Europiane mes FC Zurich dhe Guimaraes.

Moniz, i cili as nuk e shikoi fare Bajramin kur e zëvendësoi, për pak sa nuk u godit nga një çadër që fluturoi nga tribuna në lëndinën e blertë. Objekti i hedhur fluturoi disa centimetra pranë trajnerit të FCZ.  Arbitri Fedayi San ndaloi menjëherë lojën dhe shkoi në vijën anësore.

 “Më duhej të ndërhyja menjëherë, sepse ndihmësit më sinjalizuan se duhej të mbroja trajnerin”, – tha San për “Blick” pas ndeshjes.

Sikur të mos ishte çmenduri hedhja e çadrës drejt trajnerit, edhe më çmenduri rezultoi emri i hedhësit të saj. Ai ishte babai i Labinot Bajramit, talentit shqiptar të zëvendësuar, i cili ishte tërbuar fare nga poshtërimi ndaj të birit.

Bajrami u bllokua nga forcat e sigurisë dhe u mor me vete. Presidenti i FCZ, Ançillo Kanepa gjithashtu përpiqet të ndërmjetësojë jo shumë larg skajit të fushës. Sa më gjatë të zgjasë rrëmuja, aq më shumë Kanepa fillon të tërbohet, sepse dalëngadalë kuptoi se kush e hodhi çadrën.

LEXO EDHE:

Back to top button