Baçev dërgon në kushtetuese “Regjistrimin”, VMRO-ja grumbullon mbi 65 mijë nënshkrime

VMRO-DPMNE-ja ka mbledhur mbi 65 mijë nënshkrime me të cilat kërkon anulimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë. Për deputeten Gordana Siljanovska e cila u nënshkrua në këtë iniciativë tha se kontestuese është regjistrimi i popullsisë jorezidente, të dhënat për përkatësinë fetare e etnike nga të afërmit e mërgimtarëve, por edhe mundësia e vetos nga zëvendësdrejtori i Entit të Statistikave.

Pse është kjo me rëndësim, që të konstatoj se ky ligj nuk është kornizë e drejtë për statistika, për shkak se statistika nevojitet që nesër të planifikojmë shëndetësi, arsim, kulturë, mbrojtje sociale, por për politikë, ose për transformim të një marrëveshje ligjore politike, etnike nëse dëshironi mund ta quajmë, ose tregtuese – tha Gordana Siljanovska, Deputete e VMRO DPMNE-së.

Me iniciativë për anulimin e regjistrimit edhe partia “Maqedonia e Vetme” e Janko Baçev. Në Gjykatën Kushtetuese kanë dorëzuar iniciativë për bllokimin e aktiviteteve për regjistrim. Ata kontestojnë nenin 8 alineja 1, nenin 34 anija 1, dhe nenin 51.

Në bazë të kapitullit për prioritete dhe urgjencë ta shqyrtojë këtë kërkesë, për shkak se regjistrimi do të fillojë së shpejti nga 1 deri më 20 prill, andaj vlerësojmë se do të mbesin pasojë të pashmangshme nëse realizohet regjistrimi -u shpreh Janko Baçev, Blloku kombëtar “Nuk e hap derën”.

Megjithatë nga Qeveria deklarojnë se Regjistrimi do të mbahet dhe aktivitetet për përgatitje janë në përfundim e sipër.

Çdo qytetar duhet të ndihmojë të realizohet ky aksion i rëndësishëm statistikor, i cili do të japë të dhëna të rëndësishme për projektimin e planeve strategjike për zhvillim të mëtejshëm të shtetit, metodologjia është definuar, të gjitha përgatitjet janë në vijim – theksoi Dushko Arsovski, Zëdhënës i Qeverisë.

Regjistrimi i popullsisë në vend do të fillojë nga 1 prill deri më 20 prill, ndërkohë regjistrimi për mërgimtarët pritet të nisë më 1 mars.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button