“BAFTA” zgjedh më të mirët e filmit

“BAFTA” zgjedh më të mirët e filmit

Filmi i mirënjohur “Oppenheimer” ishte filmi që fitoi më së shumti çmime në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga akademia britanike e filmit “BAFTA”, shpërblime këto që u prezantuan të dielën në “Royal Festival Hall, në Londër të Britanisë.

Edhe filmi “Poor Things” u vlerësua nga Akademia Britanike e Filmit, pasi mori pesë çmime dhe u renditur i dyti me më së shumti shpërblime, raporton CNN.

Çmimin “aktorja më e mirë në rol mbështetës” e mori Da’Vine Joy Randolph dhe falënderoi bashkëpunëtorin Paul Giamatti ndërsa pranonte çmimin.

Projekti filmik që për temë kryesore pati Holokaustin “The Zone of Interest” që u drejtua nga Jonathan Glazer, mori çmimin prestigjioz “filmi i jashtëzakonshëm britanik” si dhe “filmi më i mirë në gjuhën angleze”.

Filmat e shumëpërfolur “Barbie”, “Saltburn”, “Maestro” si dhe “Killers of The Flower Moon”, nuk morën asnjë çmim të dielën.

Përgjatë kësaj ceremonie u shfaqën yje të mëdhenj të ekranit si aktori i mirënjohur Tom Cruise (përmes një video-lidhje), Michael J. Fox si dhe Princi William.

Pas ceremonisë BAFTA, ceremoni e rëndësishme në fushën e filmit është dhe “Scrren Actors Guild Award” që do të mbahet më 24 shkurt, para çmimeve të mëdha “Oscar” nga akademia e filmit që do të mbahet më 10 mars.

Çmimin “BAFTA” për filmin më të mirë e fitoi “Oppenheimer”

Filmi më i mirë që nuk është në gjuhën angleze, e fitoi “The Zone of Interest”

Dokumentari më i mirë u shpall “20 Days In Mariupol”

Filmi më i mirë i animuar u shpall “The Boy And The Heron”

Regjisori më i mirë u shpall Christopher Nolan për “Oppenheimer”

Skenari më i mirë i adaptuar u shpall ai i Cord Jeffresonit, “American Fiction”.

Skenari më i mirë origjinal u shpall ai i Justine Triet dhe Arthur Harari “Anatomy of a Fall”.

Aktorja më e mirë në rol kryesor u shpall Emma Stone për filmin “Poor Things”.

Kostumografja më e mirë u shpall Hollu Waddington për filmin “Poor Things”.

Kjo ceremoni e ndarjes së çmimeve BAFTA nuk u transmetua drejtpërsëdrejti.

LEXO EDHE:

Back to top button