Bahrein ofron vaksinën falas, Formula 1 e refuzon!?

Duke qenë se situata e koronavirus vijon ende të jetë kritike në botë edhe këtë vit kalendari në Formula 1 mund të pësojë modifikime, ashtu sikurse ndodhi një muaj më parë me garat e Australisë dhe Kinës.

Për t’i paraprirë ndonjë të papriture, qeveria e Bahrein, ku më 28 mars do të zhvillohet gara e parë sezonale dhe një javë më herët testet dimërore, ka vendosur t’u ofrojë vaksinën falas të gjitha skuadrave të Formula 1. Ofertë kjo që është refuzuar nga Formula 1.

“Në cilësi të unitetit, ne nuk kemi ndërmend të bëjmë asnjë vaksinim para asaj që është programuar nga sistemi shëndetësor në Britaninë e Madhe,” thuhet në përgjigjen e drejtuesve të F1.

Kjo, për faktin se Formula 1 e ka bazën në Britaninë e Madhe.

LEXO EDHE:

Back to top button