Bajer Leverkuzeni i Granit Xhakës sfidon Atalantën e Berat Gjimshitit

Atalanta është kualifikuar për në finalen e madhe të Ligës Europa. Bergamaskët, pas barazimit 1-1 me Marsejës në ndeshjen e parë, në aktin e kthimit triumfuan 3-0. Lukman realizoi golin e parë në minutën e 30-të, ndërsa Ruxheri shënoi të dytin në minutën e 52-të. I 3t-i, mban firmën e Ture-s. Në këtë takim titullar ishte edhe Berat Gjimshiti për italianët, duke zhvilluar një lojë mjaft të mirë.

Një biletë për në finale preu edhe bajer Leverkuzeni. “Aspirinat”, pas suksesit 2-0 në ndeshjen e parë, u mjaftuan me barazim 2-2 ndaj Romës. Dopieta e Paredes ndezi shpreson e ekipit të De Rosit, por vetëm përkohësisht, pasi autogoli i Mançinit dhe goli i Stanishiçit vulosën një herë e mirë fatin e këtij takimi.

Finalja e Ligës Europa, Atalanta- Bajer Leverkuzen do të luhet më 22 maj.

Ndërkohë në Ligën e Konferencës, skuadra e Olimpiakosi eliminoi Aston Villan me rezultatin e përgjithshëm 6-2. Në sfidën e dytë, skuadrës greke i mjaftuan dy golat e shënuar nga Al Kabi që të shënojë fitore të sigurtë me 2-0. Në finale e madhe të Ligës së Konferencës, grekët gjejnë skuadrën e Fiorentinës.

LEXO EDHE:

Back to top button