Bajer Leverkuzeni kërkon të rikthejë talentin boshnjak te Salzburgu

Skuadra e RB Salzburgut befasoi Bazellin në Liga Europa, duke fituar me rezultatin 3:1. Kjo fitore e klubit austriak erdhi falë paraqitjes fantastike të lojtarit boshnjak, Kerim Alajbegoviq.

18-vjeçari realizoi dy eurogola mbrëmë, duke rënë në sytë e shumë skautëve të klubeve të mëdha.Alajbegoviq u bë lojtari i parë që shënoi dy gola nga jashtë zonës së 16- metërshit brenda këtij sezoni në Ligën Europa.

Boshnjaku ka kontratë me Salzburgun deri në vitin 2029. Vlera e tij është 8 milionë euro në sajtin “Transfermakt”. Pikërisht info nga kjo faqe tregojnë se Bajer Leverkuzeni ka shprehur interesim për lojtarin për ta kthyer në radhët e saj pasi që e huazoi te skuadra austriake./Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button