Bajer Leverkuzeni synon talentin 22-vjeçar të kombëtares angleze

Bajer Leverkuzen pritet të bëjë një ofertë për sulmuesin e Man. Sitit, Xhejms MekAti, kur të rihapet dritarja e transferimeve. Skuadra gjermane nuk arriti të bënte asnjë lëvizje në fazën e parë të merkatos (deri më 10 qershor).
22-vjeçari aktualisht është kapiten i Anglisë U21. Skuadra e “qyetetarëve” kërkon rreth 30 milionë euro për MekAtinë, por mediat sqarojnë se lojtari ka treguar se mund të vlerësohet shumë më tepër.
Lojtari i ardhur nga Akademia, pasi luajti për dy sezone i huazuar te Sheffield, vjet realizoi 7 gola në 27 ndeshje në total për Man. Sitin. Por sezonin e ardhshëm ai nuk pritet të gjejë shumë hapësira, ndaj po mendohet shitja e tij.
Mësohet se edhe Xhejms MekAti dëshiron të bashkohet me Leverkuzen nëse klubet arrijnë një marrëveshje, pasi do të ketë më shumë mundësi aktivizimi. Frika e vetme te Man. Siti është se mos lojtari shpërthen ashtu si Koll Palmer, pasi u shit të Çellsi.