Bajern Munihu, afër rinovimit me mesfushorin sulmues

Bajern Munihu është gjithnjë e më pranë rinovimit të kontratës me mesfushorin sulmues Xhamal Musiala. Kontrata e tij me bavarezët skadon në verën e vitit 2026, por palët synojnë ta shtyjnë atë edhe me 3 vite të tjera.

Në fakt, bisedimet kanë kohë që kanë nisur mes klubit dhe 21-vjeçarit, por duket se finalizimi është shumë pranë. Ai që jep një përditësim të situatës është drejtori sportiv Eberl, që zbulon detajet.

 

“Ne duam t’i zgjasim kontratën Jamal për ta bërë atë, në një farë kuptimi, fytyrën tonë të së ardhmes, liderin tonë të ri”, u shpreh Eberl për mediat.

 

Negociatat po përparojnë në drejtimin e duhur dhe sipas raportimeve nga Gjermania, konfirmohet një zgjatje e kontratës deri në vitin 2029, me një pagë që kalon 20 milionë euro në sezon. Xhamal Musiala është në sezonin e tij të gjashtë mes profesionistëve, në klubin ku është rritur dhe ka luajtur gjithnjë. Në 173 ndeshje me bavarezët ai ka shënuar 47 gola, përfshi edhe një fundjavën e kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button