Bajern Munihu brenda muajit nëntor, nis bisedimet me Tomas Mullerin për kontratën e re

Te Bajern Munihu është koha e rinovimeve dhe në listën e futbollistëve që pritet të shtyjë më tej kontratën është sulmuesi 34-vjeçar Tomas Muler. Kontrata aktuale e sulmuesit skadon verën e ardhshme.

Muller luan me skuadrën e parë të Bajern Munihut që prej vitit 2008, një lojtar që është rritur në këtë klub, duke luajtur fillimisht me moshat e më pas me të rriturit. Pas pasojë, klubi dëshiron t’ia rinovojë kontratën, pasi beson tek aftësitë e tij.

Ai që konfirmon këtë është drejtori sportiv i Bajernit, Kristof Frojnd, që për “Bild” sqaroi.

“Unë kam vetëm 8 javë që jam këtu te Bajerni, ndërsa Muller është këtu prej 10-12 vitesh. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën. Brenda nëntorit do të nisim bisedimet për kontratën e re, por e ardhmja do të varet edhe nga vetë futbollisti, se cilat janë objektivat e planët e tij”, tha Frojnd.

LEXO EDHE:

Back to top button