Bajern Munihu dëshiron transferimin e Hernandezit
Bajern Munihu është i vetëdijshëm se Real Madridi dëshiron Alfonso Dejvisin dhe ata kanë identifikuar yllin e Milanit, Teo Hernandez, si zëvendësuesin e tyre kryesor për kanadezin.
25-vjeçari francez ka luajtur një rol jetik për “kuqezinjtë” që nga ardhja e tij në vitin 2019, duke i ndihmuar ata të ngrinin titullin e tyre të parë në ligë në një dekadë sezonin e kaluar dhe duke qenë një burim kyç i kreativitetit në skuadër, duke u lidhur mirë me anësorin Rafael Leao.
Këtë sezon, Hernandez ka shënuar katër gola dhe ka dhënë pesë asistime në 41 ndeshje në Serie A dhe Ligë të Kampionëve, duke dëshmuar rregullisht aftësitë e tij si një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë. Sipas “Tuttomercatoweb”, Bajern Munihu po përgatitet të shesë Dejvisin te Real Madridi në verë dhe besojnë se Hernandez mund të jetë zëvendësuesi i përsosur i kanadezit.
“Kuqezinjtë” do të donin afër 100 milionë euro për 25-vjeçarin, i cili ka kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2026. Vet lojtari është i lumtur në kryeqytetin e Lombardisë dhe për momentin nuk ka treguar dëshirë të largohet, duke besuar në projektin e “rossonerëve”.