Bajern Munihu kërkon 50 milionë euro për mbrojtësin francez?

Prej kohësh është bërë publike “dashuria” e presidentit të Paris Sen Zhermenit, Al-Khelaifi për qendërmbrojtësin francez të Bajern Munihut, Lukas Hernandez dhe dëshiron ta sjellë 27-vjeçarin në “Parc des Princes” këtë merkato vere.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, “bavarezët” janë dakord me këtë transferim, mirëpo nuk pranojnë më pak se 50 milionë euro për mbrojtësin e tyre, i cili është një lojtar i rëndësishëm në “Allianz Arena”.

Në krahun tjetër, PSZH ka kominkuar me lojtarin, teksa kanë gjetur akordin për kushtet e kontratës personale, e cila përmban një marrëveshje afatgjatë, si dhe 15 milionë euro dhe e vetmja gjë çka mbetet tanimë është prezantimi i një oferte zyrtare nga francezët.

LEXO EDHE:

Back to top button