Bajern Munihu nis revolucionin, tetë futbollistë drejt largimit

Skuadra e Bajern Munihu pritet të nisë një revolucion të vërtetë në skuadër nën drejtimin e trajnerit Tomas Tushellit. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, janë mjaft lojtarë që pritet të largohen këtë verë, disa prej të cilëve emra të rëndësishëm.
Kështu, përvec Lukas Hernandez, që thuajse ka arritur marrëveshjes me PSZH, ku do të luajë sezonin e ardhshëm, në listën e futbollistëve me valixhen gati janë edhe 8 emra të tjerë. Sadio Mane e Serzh Gnabri kanë oferta nga Arabia Saudite dhe pritet të shkojnë aty.
Oferta ka edhe për Leon Goretzka, Marsel Sabitzer, Rajan Gravenberh, Benjamin Pavard, Nusair Mazraoui dhe Bouna Sarr. Edhe i riu Malik Tillman pritet të largohet, por në formë huazimi pas atij të sezonit të kaluar.