Bajern Munihu një hap larg përforcimit të parë më kosto zero

Bajern Munih uështë gjithnjë e më afër sigurimit të shërbimeve të Xhonatan Tah. Qendërmbrojtësi i Bajer Leverkuzenit do të lërë ekipin e “aspirinave” në fund të sezonit, kur dhe i skadon kontrata.
Pra, për bavarezët do të jetë një blerje e rëndësishme në merkato, pasi bëhet fjalë për një nga lojtarët më të mirë në Bundesliga, që vjen me koston zero.
Tah ka konfirmuar prej kohësh që nuk do të rinovojë kontratën me Leverkuzenin dhe se kërkon një aventurë të re, që më sa duket do të jetë sërish në Gjermani. Ai do të lërë “aspirinat” pas 10 sezonezh.
Për 29-vjeçarin gjerman ka patur interesim edhe nga Barcelona e Inter, por në fund ka ndikuar dëshira e lojtarit për të qëndruar në vendlindje.