Bajern Munihu ofron kontratë veteranit, paga e trefishuar

Drejtuesit, trajneri Nagelsmann dhe tifozët janë të kënaqur me performancat e 33-vjeçarit, Erik Maksim Çoupo Mouting, i cili ndodhet në vitin e fundit të kontratës.

Agjenti i tij po bisedon prej kohësh me drejtuesit e Bajernit në lidhje me rinovimin. Sulmuesi kamerunas numëron 12 gola dhe 3 asiste në të gjithë kompeticionet gjatë këtij sezoni.

Shtypi gjerman raporton se akordi është arritur, bavarezët kanë pranuar kërkesën e Çoupo Mouting për një pagë sezonale 10 milionë euro, trefishi i asaj që përfiton aktualisht. Palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët, për t’u diskutuar kanë mbetur vetëm disa detaje të vogla dhe më pas lojtari afrikan do të firmosë deri në verën e vitit 2024.

LEXO EDHE:

Back to top button