Bajerni dërgon ofertën e fundit për mbrojtësin kanadez

Bajern Munihu i ka dhënë Alfonso Dejvisit një javë kohë për të marrë një vendim për të ardhmen e tij. Këtë e bën të ditur ‘Sky Germany’. Pak ditë më parë, Maks Eberl, drejtori i ri i përgjithshëm sportiv i bavarezëve, foli për këtë çështje.

“Negociatat (me agjentin e tij për të rinovuar) kanë vazhduar për një kohë të gjatë, por verën e kaluar ato u ndërprenë. Ne jemi duke punuar për këtë çështje.

 

Real Madridi?

Real Madridi nuk na ka kontaktuar. Mund të them që i bëmë Alfonsos një ofertë shumë konkrete dhe mirënjohëse. Në një moment të jetës duhet të thuash po ose jo”, ishin fjalët e Eberl.

Tashmë nga Gjermania caktuan një afat. Sipas gazetarit Florian Pletenberg, në Munih duan të dinë nëse do ta pranojë apo jo kontratën e re që i ofrojnë deri në vitin 2029, paga e të cilit arrin në 14 milionë euro bruto në vit.

Megjithatë, Alfonso Drjvies dhe shoqëruesit e tij kërkojnë më shumë: 20 milionë euro në sezon. Dhe situata është e qartë: nëse Davies nuk e pranon ofertën e re të Bayernit, ai do të jetë në shitje verën që po vjen.

Nga ana tjetër, dhe siç ka shpjeguar “MARCA” disa ditë më parë, Bajerni kërkon 50 milionë euro për ta lënë kanadezin të largohet këtë verë, por Real Madrid, një nga akterët dytësorë në këtë histori (për momentin), luan me përparësi duke ditur se kontrata e anësorit skadon në vitin 2025.

LEXO EDHE:

Back to top button