Bajerni dhe Reali lënë gjithçka hapur për ndeshjen e dytë në Madrid

Bajern Mynih dhe Real Madrid kanë lënë gjithçka hapur për kualifikimin në finalen e Ligës së Kampioneve, teksa kanë barazuar me shifrat 2- 2 sfidën e parë mes tyre në Gjermani.

Bavarezët e filluan me një dominim absolut, me “Los Blancos” që mbroheshin në vazhdimësi. Por, Vinicius Junior i këndelli bashkëlojtarët e tij nga një asistim maestral i Toni Kroos, për të shënuar për 1-0 në minutën e 24-të.

Në minutën e 53-të, Konrad Laimer e gjeti në mënyrë perfekte Leroy Sanen, që realizoi për 1-1. Pas katër minutave, Bavarezët fituan një penallti, të cilën në gol e konvertoi Harry Kane për 2-1.

Por, Los Blancos nuk u dorëzuan, kur Rodrygo fitoi penallti në minutën e 83-të, ndërsa Vinicius i barazoi shifrat në 2-2.

 

Ky rezultat nënkupton se Real Madridi merr rezultat pozitiv në Gjermani, ndërsa në Spanjë i pret një udhëtim i vështirë gjermanët.

LEXO EDHE:

Back to top button