Bajerni e Levandovski, pas rekordeve të reja në Champions


Bajern Munihu, ka mundësi që të barazojë 2 rekorde të reja në finalen e Ligës s Kampionëve, kur përballet me Paris Sen Zhermenin. Në rast se skuadra bavareze arrin që të shënojë 3 gola ndaj skuadrës franceze, do të barazojë rekordin e Barcelonës nga sezoni 1999/00, kur katalonasit shënuan 45 gola. Mirëpo atë kohë, Barcelona kishte në dispozicion 16 ndeshje dhe një mesatare prej 2.8 gola, ndërsa gjermanët kanë zhvilluar 11 ndeshje, me një mesatare prej 4.2 gola.

Ndërkohë Robert Levandovski, në rast se shënon 2 gola në finale, mund të barazojë rekordin e Kristiano Ronaldos, i cili në sezonin 2013/14 regjistroi 17 gola në një edicion të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi polak, në 9 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, ka regjistruar 15 gola dhe ishte poashtu golashënues në sfidën e gjysmëfinales ndaj Olimpik Lionit.

LEXO EDHE:

Back to top button