Bajerni e PSZH, synojnë fitoren para ndeshjes kthyese

Të mërkurën (sonte) do të zhvillohen dy çerekfinalet e mbetura në kuadër të Ligës së Kampionëve. Ditë më parë Real Madrid triumfoi ndaj Liverpulit (3-1), derisa Man. Siti mposhti Borusia Dortmundin (2-1). Ndërsa, sonte, vëmendja kryesore është mes Bajern Munihut dhe PSZH-së, kurse Çelsi është mysafir i Portos.

 

 

 

Bajerni dhe PSZH-ja pavarësisht mungesave të shumta, synojnë vetëm fitore që të kenë avantazhin edhe në ndeshjen kthyese. Derisa, në ndeshjen tjetër, Çelsi shihet si favorit, mirëpo Porto synon të bëjë befasinë ashtu siç bëri ndaj Juventusit. Të dy takimet nisin në ora 21:00./

LEXO EDHE:

Back to top button