Bajerni futet në garë për yllin e Mançester Junajtedit

Bajern Munihu është futur në garë për Xhadon Sançon. Anglezi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Ten Hag dhe disa klube europiane janë vënë në lëvizje për të siguruar shërbimet e tij.
Bavarezët kanë kthyer shikimin nga Sanço sepse duket se janë të përgatitur të largojnë Kingsli Koman. Për francezin interesohen Barcelona dhe Arsenal, dhe Bajernu shikon Sanço-n si zëvendësuesin e mundshëm të tij.
Edhe Çellsi me Juventus-in janë vënë në gjurmët e yllit të Junajtedit, me londinezët që po planifikojnë t’u ofrojnë rivalëve një shkëmbim. Bardhezinjtë, nga ana tjetër, duan ta huazojnë lojtarin. Sanço u transferua te Manc. Junajtedi në vitin 2021 nga Borusia Dortmund për 73 milionë euro. Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te verdhezinjtë. Gjatë tre viteve të kaluar në “Old Traford”, ai ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë gjashtë asiste në 83 ndeshje të luajtura me “Djajtë e Kuq” në të gjitha kompeticionet.