Bajerni “harron” Osimhenin, tani ka dy objektiva të reja

Pas publikimit të lajmit se Bajern Munihu ka hequr dorë nga blerja e “bomberit” të Napoli, Viktor Osimhen, për shkak të çmimit stratosferik prej 150 milionë eurosh të vënë nga Presidenti De Laurentiis, ditën e sotme kanë qarkulluar lajme të tjera, me “objektiavat” e tjerë të “bavarezëve”.

Sipas mediave gjermane, skuadra nga Munihu po mendon të zgjedhë njërin mes “fantazistit” Randal Kolo-Muani, të Aintraht Frankfurt dhe “vikingut” të Serie A, Rasmus Hojlund nga “bergamaskët” e Atalanta.

Kolo-Muani pritet t’i kushtojë “bavarezëve” rreth 120 milionë, teksa kujtojmë që këtë sezon ka zhvilluar paraqitje fantastike duke regjistruar 21 gola e 13 asista në 40 ndeshjet e luajtura për “shqiponjat” e Frankfurt.

Në krahun tjetër, Hojlund pritet t’i kushtojë gjermanëve vetëm 35 milionë euro, me “vikingun” danez që ka shënuar 8 gola e ka dhuruar 2 asistime në 30 ndeshjet e luajtura këtë sezon me “bergamaskët”. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button