Bajerni i rikthehet edhe një herë pistës Fisnik Asllani
Tekniku bavarez sheh te “bomberi” i përfaqësueses së Kosovës profilin ideal për të përforcuar repartin ofensivë sezonin e ri, duke detyruar drejtuesit e Bajernit të vihen në lëvizje për të gjetur një akord të shpejtë me lojtarin dhe ekipin e tij, Hoffenheim.
23-vjeçari po zhvillon një tjetër sezon shumë të mirë ku deri në këtë pikë të kampionatit ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 4 asiste, një prej tyre e dhuroi pikërisht kundër Bayern Munich, ku përfitoi nga një gafë e portierit Nojer. Nuk pritet të jetë një problem transferimi i Asllanit në Munih pasi lojtari ka një klauzolë largimi prej 30 milionë euro, shifër që Bajerni kërkon ta zbus duke përfituar nga dëshira e lojtarit për t’u transferuar në Mynih.
Asllani shihet nga trajneri Kompany dhe drejtuesit e klubit si një opsion për të zëvendësuar Hari Kejnit. Në mungesë të rinovimit, e ardhmja e kapitenit të Anglisë mbetet e paqartë, me mediat që flasin për një transferim të tij në radhët e Barcelonës. Kujtojmë që Kejn ka të përfshirë në kontratë një klauzolë që e lejon të largohet nga Bajerni në fund të këtij sezoni







