Bajern Munihu po përgatitet për një verë të madhe në afatin kalimtar, me një buxhet rreth 180 milionë euro. Klubi ka identifikuar tre objektiva kryesorë: Xhonatan Tah, Florian Virtz dhe Pedro Porro.
Trajneri i ri, Vinsent Kompani, synon të forcojë të gjitha repartet për të rikthyer dominimin në Bundesligë dhe të jetë konkurrues serioz në Evropë. Në mbrojtje, synimi kryesor është Xhonatan Tah. Qendërmbrojtësi i Leverkuzenit pritet të largohet si lojtar i lirë dhe shihet si zëvendësuesi ideal për Erik Dajerit.
Bajerni ka përfituar nga situata financiare e Barcelonës për të marrë avantazh në garën për Tah, i cili është afër kalimit në “Allianz Arena”.
Në mesfushë, Florian Virtz është dëshira kryesore. Për talentin e Leverkuzenit, Bajerni është i gatshëm të paguajë 120 milionë euro për të ndërtuar ekipin rreth tij. Në krahun e djathtë të mbrojtjes, Pedro Porro i Tottenhamit është objektivi tjetër. Anglezët kërkojnë 60 milionë euro, por Bajerni është i gatshëm të negociojë.
Të tre lojtarët përfaqësojnë profilin e ri që kërkon Kompan: cilësi teknike, qëndrueshmëri dhe potencial për të udhëhequr projektin e ri bavarez.








