Bajerni kërkon sulmuesin e Çellsin, kostoja është 70 mln euro

Trajneri Tomas Tuhell, që vetëm një javë më parë mori drejtimin e Bajern Munihut, i ka kërkuar klubit që t’i sjellin në skuadër sulmuesin Mejson Maunt, që luan në Angli me Çellsin. Tuhel e njeh mjaft mirë 24-vjeçarin, kur drejtonte skuadrën londineze, ndaj kërkon ta ketë sërish pranë, pasi e konsideron një element të rëndësishëm. Kontrata e Maunt skadon pas një viti dhe sulmuesi ende nuk ka një marrëveshje me “blues”, andaj e ardhmja e tij është në dilemë.
Në rast se nuk do të ketë një shtyrje të kontratës, ai do të largohet, ndërkohë që skuadrat që e duan janë të shumta.
Gjithsesi, Çellsi ua ka bërë të qartë të gjithëve se kushdo që dëshiron të marrë Mejson Mauntin, duhet të paguajë 70 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, por edhe e arsyeshme për një futbollist që konsiderohet si e ardhmja e futbollit anglez.