Bajerni “lehtësisht” arkëton 3 pikë në “Kamp Nou”

Bajern Munihu ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Barcelona. “Bavarezët” fituan pa shumë probleme me rezultat komod 0 –3.

Tomas Myller ndryshoi rezultatin duke shënuar një gol të bukur nga distanca, që u devijua nga Erik Garsia (33′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë. Robert Leëandoëski dyfishoi epërsinë duke shënuar lehtësisht pas një topi të kthyer (56′). Polaku nuk u ndal më kaq, ngase realizoi edhe golin e dytë personal duke vulosur fitoren e gjigantit gjerman në “Kamp Nou” (85′).

Barcelona nuk kishte ndonjë rast shumë të rrezikshëm në këtë takim, ngase as nuk gjuajtën në kornizë të portës. Pas kësaj fitore, Bajerni është lider në grupin E me tre pikë, derisa Barcelona renditët në fundin e tabelës pa pikë.

LEXO EDHE:

Back to top button