Bajerni me ngulm kërkon sulmuesin e Napolit

Me Robert Levandovskin që tashmë po jeton ditët e fundit si bavarez, pasi pritet një kalim në “Camp Nou”, te Bajern Munih përvec Sadio Mane, drejtuesit kanë menduar edhe për një tjetër sulmues. Bëhet fjalë për Viktor Osimhen, i cili pëlqehet shumë nga skuadra gjermane.

Sipas “Bild” drejtuesit bavarez po mendojnë seriozisht pistën e sulmuesit nigerin si një alternativë tjetër në repartin e sulmit.

Napoli do të mendojë mundësinë e largimit të sulmuesit të saj, pasi duhet të gjejë një zevendësues të nigerianit, dhe në rast të ndonjë oferte të kënaqshme nuk do të refuzonin shitjen e Osimhen./abcnews.al

LEXO EDHE:

Back to top button