Bajerni merr vendimin për Tuhellin, para sfidës me Arsenalin

Disfata ndaj Haidenhajm në kampionat bën që Bajern Mynih të shkojë në ndeshjen e të martës në Ligën e Kampioneve ndaj Arsenalit në një situatë katastrofike sa i përket moralit. Ekipi nuk po bën mirë në kampionat dhe humbja me debutuesit, ka vënë në dyshim forcën e ekipit dhe nëse Tomas Tuhel është më në gjendje që të drejtojë bavarezët.

Menjëherë pas humbjes, në rrjetet sociale, por edhe nga ekspertët, u diskutua mundësia e shkarkimit të menjëhershëm të Tuhel pa pritur fundin e sezonit, kur do të largohet vetë nga skuadra. Pakkush mendon se ai është në gjendje të drejtojë më Bajernin, sidomos në dy sfidat delikate me Arsenalin, që po kalon një sezon të shkëlqyer në Angli ku kryeson kampionatin.

Megjithatë, drejtuesit e klubit kanë treguar për mediat gjermane se nuk ka asnjë ndryshim plani sa i përket drejtimit të ekipit. Tuhel do të jetë ai që do të drejtojë skuadrën edhe të martën në ndeshjen e parë ndaj “topçinjve” në Londër.

Sipas “Bild”, nëse të martën rezultati nuk do të jetë ai që kanë pritshmëri drejtuesit, atëherë do të merret në konsideratë ideja e shkarkimit të trajnerit, para ndeshjes së kthimit në Gjermani.

LEXO EDHE:

Back to top button