Bajerni merr vendimin përfundimtar për postin e trajnerit Tushell

Trajneri Tomas Tushel do të largohet përfundimisht nga kampionët e Bundesligës, Bajern Munih, në përfundim të sezonit 2023/24. Bajern Munihu ka njoftuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes së ndërjelltë me trajnerin gjerman për ndarjen mes veti në fund të qershorit të këtij viti.

“FC Bajern Munih dhe kryetrajneri Tomas Tushel kanë vendosur së bashku t’i japin fund bashkëpunimit, i cili fillimisht ishte planifikuar të përfundonte më 30 qershor 2025, tani të mbyllet më 30 qershor 2024. Ky është rezultati i një bisede miqësore midis CEO Jan-Kristian Dresen dhe Tomas Tushel”, thuhet në njoftimin e bavarezëve.

Kjo vjen pas tre humbjeve radhazi për Bajernin, duke përfshirë një humbje jashtëzakonisht të dëmshme 3-0 ndaj liderit të ligës Bajer Leverkuzenit, i cili tani qëndron tetë pikë larg në krye të tabelës. Tushel e mbajti mezi punën e tij sezonin e kaluar, pasi Bajerni siguroi titullin e Bundesligës në ditën e fundit falë një goli të vonshëm fitues nga Xhamal Musiala.

Titulli nuk ishte as në duart e Bajernit pasi Dortmundi nuk arriti të fitonte ndeshjen e tyre të fundit, duke i dhënë përfundimisht titullin Tushelit.

Duke pasur parasysh blerjen e Hari Kejnit në verë, Tushel pritej të kishte një kohë më të lehtë në Gjermani duke marrë parasysh humbjen e Xhud Bellingamit për Dortmundin. Megjithatë, skuadra e Çabi Alonsos duket se ka dalë nga hiçi dhe rekordi i pamposhtur i liderëve duket se i ka kushtuar me detyrë Tuchelit.

LEXO EDHE:

Back to top button