Bajerni niset me 30 mln euro për të marë miratimin e talentit të madh brazilian

Emri i tij i plotë, Estevao Uillian Almeida de Oliveira Gonçalves, nuk është shumë i njohur për tifozët europianë të futbollit, mirëpo e ardhmja e këtij talenti brazilian të lindur në vitin 2007, po tërheq jo pak vëmendje për sezonin e ardhshëm.

Arsyeja, përtej shifrave, shihet nga pseudonimi që i kanë vënë në Brazil, në vendlindjen e tij: Mesinjo. Një pseudonim nga ata që fiton edhe më shumë vlerë nëse e njeh, qoftë edhe pak, rivalitetin mes Brazilit dhe Argjentinës.

Lojtari, sipas asaj që raportohet nga shtypi gjerman, do të ishte një nga objektivat e Bajern Munihu për tregun e ardhshëm të transferimeve. Gjithsesi, ardhja e tij në Europë nuk mund të ndodhë para vitit 2025, kur ai të mbush moshën madhore.

Për të marrë “OK” nga Palmeiras, klubi që mban kontratën e tij dhe për të mposhtur konkurrencën nga Çellsi, klubi bavarez do të ishte gati të investonte 30 milionë euro të kërkuara për kontratën e tij.

LEXO EDHE:

Back to top button