Bajernit nuk i mjafton Nojeri, tani kërkon edhe portierin e Milanit

Bajern Munihu ka rinovuar deri në vitin 2025 kontratën e portieri Manuel Nojer. Por bavarezët vazhdojnë të mendojnë për të ardhmen dhe mediat kanë zbuluar emrin e portierit që po piketojnë.

Sipas “Sky Sport” në Gjermani, klubi ka zgjedhur atë që vlerësohet si portieri më i mirë i mundshëm për të vazhduar të njëjtën mënyrë loje të gardianit aktual. Klubi mendon se Majk Menja, gardiani i Milanit, është një investim i rëndësishëm që do të ndihmojë skuadrën të bëjë një tjetër hap cilësor.

Kështu, planifikohet një tentativë e parë për francezin që gjatë kësaj vere. Milani nga ana tjetër e sheh gardianin si një nga elementët më të rëndësishëm të skuadrës, teksa ka firmosur me të një marrëveshje deri në verën e vitit 2026. Por gjithashtu, “kuqezinjtë” kanë treguar se askush nuk është i pashitshëm përballë ofertës së duhur, ndaj gjithçka mund të ndodhë.

LEXO EDHE:

Back to top button