Bajerni pas Upamekanos, blen edhe një mbrojtës

Kampioni I GJermanisë, Bajerni i Munihut nuk ndalet vetëm me blerjen e Dajot Upamekanos. Bavarezët vijojnë të shikojnë lojtarë të rinj me perspektive dhe pa kosto të mëdha siç është rasti i Omar Riçards. Anglezi 23-vjeçar, i cili luan me Ridingun në Ligën e Dytë në Angli, është në fund të kontratës dhe mësohet se ka firmosur tashmë një para-kontratë me kampionët e botës dhe të Evropës në fuqi.
Për Riçardsin në garë ishin edhe Evertoni me Uest Hemi, por insistimi i Bajernit dhe dëshira e lojtarit për të luajtur në Bundesligë, rezultuan vendimtare për këtë operacion.
Riçards feston ditëlindjen e tij të 23-të dhe luan si mbrojtës i krahut të majtë, ndaj pritet të jetë një alternativë me mjaft vlerë për Alfonso Dejvis, aq më tepër që në fund të sezonit do të largohet edhe David Alaba.