Bajerni “peshkon” Kejnin, mbetet akordi me Totenhamin

Bavarezët” e Bajern Munihut, duket të jetnë të vendosur për të transferuar “bomberin” anglez, Hari Kejn në “Allianz Arena” këtë merkato vere, teksa e kanë kthyer 29-vjeçarin në objektivin kryesor të këtij fraksioni transferimesh.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetar i mirënjohur gjerman i futbollit, Florian Plettenberg, “bavarezët” kanë heq dorë totalisht nga “bomberi” i Napoli, Viktor Osimhen dhe tashmë po mendojnë vetëm për transferimin e Kejnin.

Pas marrjes së këtij vendimi, mund të thuhet me plot gojë se Bajerni do të merret vetëm me transferimin e Kane këtë merkato, teksa pritet që negociatat me klubin e Tottenham, të nisin javën e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button