Bajerni regjistron statistikën negative në historinë e Ligës së Kampionëve

Bajerni i Munihut u mposht nga Lacio, me rezultatin 1-0 në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Ligës së Kampionëve. Si të mos mjaftonte kjo humbje, bavarezët e Tomas Tuhellit, regjistruan një statistikë negative dhe historike për sa i përket Ligës së Kampionëve.

Bajerni tentoi 17 gjuajtje drejt kuadratit, por asnjë prej tyre nuk shkoi në portë, duke e mbyllur sfidën me 0 gjuajtje në portën e Lacios.  Ky është numri më i madh i tentativave për një skuadër në Ligën e Kampionëve, pa mundur të gjejë asnjëherë portën kundërshtare. Një Bajern që duket se ka humbur shënjestrën.  

Bajern gjithashtu ka humbur ndeshjen e parë të raundit të 1/8 së Ligës së Kampionëve, për herë të parë në 11 sezonet e fundit.

LEXO EDHE:

Back to top button