Bajerni “shënjestron” portierin francez, alarmohen tifozët e Milanit

Sipas “Bild”, kampionët e Gjermanisë kanë vënë në shënjestër Mајk Manjanin e Milanit. Në fakt, Manuel Nojeri ende nuk e ka marrë veten nga aksidenti që pati, kur u rrëzua gjatë skijimit në dhjetor dhe nuk është aspak afër rikthimit (po flasim për vitin 2024), ndaj për momentin i vetmi portier në dispozicion është Sven Ulreih, 35 vjeç, i vjetër dhe me vetëm 9 paraqitje në dy sezonet e fundit.

Është e qartë se Bajerni ka nevojë për një portier që mund të zërë vendin e Nojerit, ndoshta jo vetëm për momentin, por edhe në të ardhmen. Sipas asaj që raporton “Sport Bild”, francezi i Milanit aktualisht është në mesin e dy kandidatëve kryesorë për portën e gjigantëve bavarezë, bashkë me Diogo Kosta, 23 vjeç, në pronësi të Portos (“Sport1”, në vend të kësaj shton edhe emrin e Kepa Arrizabalaga, i cili përfundoi jashtë planeve të Çellsit, pas ardhjes së Robert Sançezit nga Brajtoni).

Për momentin, asnjë ofertë për Milanin dhe asgjë konkrete, por lajmi alarmon tifozët kuqezinj, të cilët sigurisht nuk duan ta shohin largimin e portierit francez. E njëjta ide e klubit, i cili e konsideron francezin të patransferueshëm dhe që disa javë më parë kishte refuzuar një ofertë 60 milionëshe nga Çellsi, por nëse gjermanët do të bënin një ofertë të domosdoshme, siç e përsërisin gjithmonë të gjithë, do të ishte e vështirë t’iu rezistonin drejtuesit amerikanë të “Djallit”. Rasti “Tonali” është i freskët dhe e dëshmon qartë këtë.

LEXO EDHE:

Back to top button