Bajerni synon që të blindojë sulmuesin anglez dhe mbrojtësin francez

Jo vetëm e tashmja, por mbi të gjitha e ardhmja. Bajern Munihu dëshiron “ta blindojë” Hari Kejnin, ta zgjasë kontratën e tij përtej afatit aktual 2027, duke e bërë një nga shtyllat e projektit teknik për vitet në vijim. Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, drejtuesit bavarezë janë gati të përshpejtojnë bisedimet pasi të mbyllin çështjen e rinovimit të Dayot Upamekano.

Synimi është i qartë: sulmuesi anglez të jetë pika fikse rreth së cilës do të ndërtohet Bajerni i së ardhmes. Palët tashmë po diskutojnë aspektet ekonomike dhe personale të marrëveshjes së re. I ardhur në verën 2023 nga Tottenham, Kane u imponua menjëherë si lider teknik dhe realizues.

Këtë sezon ai po arrin kulme, duke rendur bindshëm drejt “Këpucës së Artë”. Shifrat e konfirmojnë peshën e tij: 50 kontribute vendimtare mes golash dhe asistesh në të gjitha garat. Bajern Munihu synon ta forcojë këtë rol, duke e bërë ish-kapitenin e “Spurs” një kolonë të ciklit fitues. Në ditët në vijim priten zhvillime.

LEXO EDHE:

Back to top button