Bajerni vendos rekorde të reja fantastike në Ligën e Kampionëve
Fitorja ndaj Man. Junajtedit me 1-0 në “Old Trafford”, e çoi në 40 numrin e rezultateve pozitive radhazi të Bajern Munihut në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Kjo do të thotë që kampionët e Gjermanisë kanë më shumë se 6 sezone që nuk njohin humbje në fazën e grupeve në këtë turne. Në 40 ndeshjet e fundit, bavarezët kanë arritur 36 fitore e vetëm 4 barazime.
Një rekord i jashtëzakoshëm ky për skuadrën e drejtuar nga trajneri Tomas Tuhel, që ndaj Man. Junajtedit fitoi falë një goli të Kingsli Koman (minuta 70).
Bayern u rendit në vendin e parë në grup dhe avancoi në fazën tjetër. Përpos kësaj, Bajern Munihu i ka fituar 9 ndeshjet e fundit jashtë fushe në fazën e grupeve, gjë që nuk e ka bërë askush më parë.







