Bajrami, firmos me Makedonija Gj.P. deri më 2024

Muharem Bajrami, do të vazhdojë të punojë si trajner i skuadrës së Makedonija Gjorçe Petrovit. Skuadra nga lagjja e Gjor­çe Petrovit, vendosi të vazhdojë bashkëpunimin për edhe 2 vite me trajnerin, i cili dejtoi këtë skuadër në një seri pozitive prej 4 muajve pa disfatë dhe fitimin e Kupës së Maqedonisë, pas pritjes 16 vjeçare.

Bajrami vet e konfirmoi lajmin se ka firmosur kontratën deri në vitin 2024 dhe mezi pres sfidat e reja në kampionatin e Ligës së Parë, por edhe garat në Ligën e Konferencës, në të cilën Makedonija Gjorçe Petrov do të garojë së bashku me Shkëndijën dhe Akademia Pandevin.

LEXO EDHE:

Back to top button