Bajrami: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim

Bajrami: LDK nuk ka ndryshuar qëndrim

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami tha se nuk do ta votojnë asnjë propozim.

Ajo u deklarua pak para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, më 15 prill.

“Nuk ka asnjë marrëveshje me deputetët e LDK-së, Grupi Parlamentar nuk ka ndryshuar asnjë qëndrim, ne nuk do ta votojmë propozim. Ne konsiderojmë që në qoftë se LVV ka propozim për emrin e kryetar të parlamentit duhet t’i kenë edhe votat për ta votuar atë”, tha Bajrami.

Deputetët e zgjedhur pritet ta bëjnë sot betimin dhe më pas të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit.

Deri më tash, Lëvizja Vetëvendosje – partia fituese e zgjedhjeve – nuk e ka bërë të ditur emrin që do ta propozojë për kryetar të Kuvendit.

Kjo parti ende nuk ka treguar edhe nëse i ka votat për formimin ne qeverisë së re, hap ky që vjen pas konstituimit të Kuvendit.

Për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e qeverisë nevojiten 61 vota.

LEXO EDHE:

Back to top button