Bajrami protagonist kryesor, Manaj dhe Seferi gjejnë golin

Nedim Bajrami ishte një prej protagonistëve kryesor në kampionatin italian. Mesfushori kuqezi shkëlqeu në fushë me Sassuolon në ndeshjen ndaj Salernitana, teksa fillimisht asistoi  për golin e parë që u shënua nga Lauriente. Në fundin e pjesës së parë Bajrami gjeti edhe rrugën e rrjetës duke i çuar shifrat në 2-0 për Sassuolon. Në fund takimi përfundoi në barazim 2-2, ndërsa Bajrami ishte lojtari më i mirë në fushë, i vlerësuar me notën 8.5 nga sajti i specializuar për statistika sofascore.

Në Turqi, Rej Manaj shënoi golin e vetëm në takimin Sivaspor – Karagumruk dhe i dhuroi fitoren skuadrës së tij. Sulmuesi kuqezi arriti kuotën e 16-të realizime në kampionat, teksa më mirë se ai kanë bërë vetëm Mauro Ikardi (18) dhe Edin Xheko (19).

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, rrugën e rrjetës e gjeti Taulant Seferi. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij Bani Yas, në humbjen 3-1 ndaj Al Vahda. Seferi e nisi si titullar dhe realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 53-të, i shtati këtë sezon në kampionat për sulmuesi kuqezi.

Naser Aliji vijon të dhurojë paraqitje pozitive në kampionatin rumun. Mbrojtësi kuqezi dha kontributin e tij me një asist në fitoren 4-0 të Voluntari ndaj Petrolul. Aliji shërbeu saktë për shokun e skuadrës Rata, që zhbllokoi takimin në minutën e 20-të.

LEXO EDHE:

Back to top button