Bajrami: Zgjedhjet e fundit në Kosovë mund të shërbejnë si shembull edhe për Maqedoninë e Veriut

Zgjedhjet e fundit në Kosovë vlerësohen si më të mirat sa i përket mënyrës organizative të tyre. Kjo sipas gazetarit Agron Bajrami edhe nga fakti se rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk mund të kontestohet në asnjë mënyrë, për shkak të rezultatit tepër të lartë të fituesit, e që në rastin konkret është Lëvizja Vetëvendosje. Bajrami madje vë në pah një problem tjetër të këtyre zgjedhjeve, ajo është që për herë të parë ka ndodhur që të mos ketë vjedhje të votave mes partive politike, por brenda për brenda vetë partive. E nga kjo sipas tij mund të marr mësim edhe Maqedonia e Veriut në rast se vendos të bëj ndryshime në Kodin Zgjedhor.
Zgjedhjet ishin ndoshta më të mirat në kuptimin e organizimit prej se mbajmë zgjedhje, kjo ndoshta edhe fal faktit se rezultati nuk mund të kontestohet në asnjë mënyrë për shkak se fituesi ishte larg më përpara se të tjerët. Problemet më të mëdha që kanë qenë më shumë në kuptim të problemeve brenda vetë listave partiake dhe ato manipulime për të cilat ka pas akuza ishin kryesisht për vjedhje votash brenda partive dhe jo mes partive. Kjo mund të jetë një prej mësimeve që mund të vlej edhe për Maqedoninë e Veriut nëse do të vendos të bëj ndryshime në sistemin zgjedhor”, tha Agron Bajrami, gazetar.