“Balancuesi”, Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim përfundimtar

“Balancuesi”, Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim përfundimtar

Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të marrë vendim përfundimtar nëse do të shfuqizohet ose jo balancuesi- instrumenti që garanton përfaqësim të drejtë të nëpër institucione shtetërore. Momentalisht, balancuesi është i pezulluar dhe gjatë punësimeve nuk mbahet llogari për përkatësinë etnike të kandidatëve. Kushtetuesja, më 18 shtator vendosi të nisë procedurë në lidhje me nismën e përbërjes së kaluar të Antikorrupsionit që kontestonte kushtetutshmërinë e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me përfaqësimin e drejtë në institucione. Në arsyetim janë përmendur mbipopullimi i institucioneve dhe administratës, përfshirë edhe deklarimin e rrejshëm të përkatësisë etnike, përkatësisht keqpërdorimin e instrumentit. Kryeministri Hristijan Mickoski ka mbështetur hapjen shfuqizimin e balancuesit, duke theksuar se këtë e ka kërkuar edhe Komisioni Evropian. Opozita shqiptare e ka kundërshtuar ashpër shfuqizimin e balancuesit, ndërkaq VLEN ka theksuar se balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button