Balkani, bën një hap të madh drejt turit të tretë në Ligën e Konferencës

Kampioni i Kosovës, skuadra e Ballkanit ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në turin e tretë të Ligës së Konferencës, pas fitores së lartë ndaj La Fioritas. Të besuarit e Ilir Dajës arritën të fitonin me rezultatin e thellë 4-0 ndaj ekipit nga San Marino, La Fiorita.

Nga dy gola për secilën pjesë i kanë mjaftuar skuadrës së Ballkanit për të koleksionuar një fitore të rëndësishme në këtë kompeticion.

Korenica 6’, Albion Rrahmani 23’ dhe 50’, Berisha 73’ do të ishin autorët e golave për skuadrën e Dajës, me La Fiorita që ishte e pafuqishme në shtëpi ndaj ballkanasve.

LEXO EDHE:

Back to top button