Balkani, dy goditje në Superioren e Shqipërisë dhe një rikthim i bujshëm

Skuadra kampione në fuqi e Kosovës, Balkani, ka arritur të marrë nga Dinamo, mesfushorin brazilian Denisson, një nga elementët e rëndësishëm të kampionatit shqiptar. Por jo vetëm kaq. Trajneri i Balkanit, Ilir Daja do të ketë nën urdhrat e tij edhe sulmuesin e Partizanit, Keko, pasi Ballkani ka arritur të sigurojë kartonin e tij.

Lajm tjetër i rëndësishëm për skuadrën që shkroi historinë në dy vitet e fundit me pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës, është rikthimi i Meriton Korenicës, që në shtator u shit te Manisa në Kategorinë e Dytë të Turqisë.

Me këto lëvizje Ballkani po tregon se ka një strategji të qartë për të ardhmen, me ambicie maksimale në futbollin kosovar, por edhe në Europë./Supersport.al/

LEXO EDHE:

Back to top button