“Ballistët” dhe “Shvercerat”, shtrijnë dorën e pajtimit para varrit të Adem Jasharit

Është shtrirë dora e pajtimit mes dy tifozerive, “Ballistëve” dhe “Shvercerave”, ndërsa pajtimi ka ndodhur para varrit të heroit kombëtar, Adem Jashari.  Paqja mes tifozerive shqiptare nga Maqedonia ka ndodhur me ndërmjetësimin e humanistit dhe hoxhës së njohur, Halil Kastrati, së bashku me hoxhën Fatmir Latifaj.

I pranishëm në ceremonin e pajtimit ishte edhe biri i heroit Hamëz Jashari, Bekim Jashari.

Tifozët e Shkupit shfrytëzuan ndeshjen e Kupës ndaj Shkëndijës për të hyrë në fushë dhe për t’i sulmuar lojtarët, gjë që irritoi tifozët nga Tetova, të cilët kërcënuan me veprime reciproke.

“Në emër të Zotit të gjithësisë. Në emër të heronjëve të Lirisë. Bashkohen duart e vëllazërisë. Sot bashkë me hoxhën e nderuar Hoxhë Fatmir Latifaj dhe djalin e Heroit Hamez Jasharit, Bekim Jashari ishim deshmitarë në pajtimin dhe besatimin e dy tifo grupeve nga Shkupi e Tetova, ka shkruar humanisti Halil Kastrati. /Indeksonline/

LEXO EDHE:

Back to top button