Përballja e zhvilluar në Tetovë, në kuadër të javës së fundit të Ligës së Parë Futbollistike, në mes Shkëndijës dhe FC Shkupi u ndërpre nga tifozët të skuadrës tetovare, “Ballistët”, të cilët u futën në tribuan dhe filluan festën e tyre për titullin kampion.
Mirëpo për shkak të pandemisë “Covid 19”, nuk është lejuar prezenca e tifozëve në tribunë dhe sfidat sportive. Mirëpo kjo nuk e ndaloi tifozerinë e zjarrtë që të festojë me mjetet piroteknike me çka shkaktuan një ndërprerje të shkurtër të ndeshjes, e cila vazhdoi dhe në fund Shkëndija shijoi titullin e katërt në Ligën e Parë.








