Ballkani blindon portën me sllovenin Adnan Goluboviç

Skuadra kosovare e Ballkanit vazhdon të përforcohet me emra me përvojë për sezonin e ri, duke i dhënë theks veçanërisht repartit mbrojtës. Klubi nga Suhareka ka bërë zyrtare afrimin e portierit Adnan Goluboviç, një emër i njohur për qëndrueshmëri dhe siguri në portë. Slloveni 29-vjeçar i është bashkuar Ballkanit nga skuadra rumune Dinamo Bukureshti dhe pritet të sjellë eksperiencën e tij ndërkombëtare, teksa skuadra synon suksese në garat vendore dhe evropiane.

 Njoftimi i plotë nga Ballkani:

Mirësevjen në familjen portokalli, Adnan Goluboviç.

FC Ballkani ka kënaqësinë të njoftojë afrimin më të ri në portë — gardiani me përvojë Adnan Goluboviç i bashkohet klubit tonë nga Dinamo Bukureshti.

Me një karrierë të ndërtuar në disa kampionate evropiane dhe paraqitje të sigurta mes shtyllave, Goluboviç vjen për të forcuar edhe më shumë repartin tonë mbrojtës, duke sjellë siguri, përkushtim dhe profesionalizëm. Objektivi ynë është i qartë: të synojmë më lart, së bashku.

Mirë se erdhe në qytetin e kampionëve, Adnan.

LEXO EDHE:

Back to top button