Ballkani fiton derbin dhe ia shkakton humbjen e parë Dritës në kampionat

Ballkani ka marrë fitore të madhe në derbi ndaj Dritës me rezultat minimal 1-0, duke i shkaktuar gjilanasve humbjen e parë këtë edicion.
Qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova realizoi një gol spektakolar nga më larg se 30 metra nga gjuajtja e lirë për t’i kaluar vendasit në epërsi 1-0 në minutën e 36-të.
Fillimi i pjesës së dytë ishte më i qetë me Dritën që sërish kishte iniciativën, por nuk ishte konkrete në fazën e sulmit. Gjilanasit përkundër se tentonin barazimin e rezultatit, nuk ia arritën një gjëje të tillë. Valid Hamidi në minutën e fundit realizoi për 2-0, por goli u anulua për shkak pozitës jashtë loje.
Me këtë fitore Ballkani shton epërsinë ndaj Dritës në shtatë pikë, pasi kryeson Superligën me 29 pikë, derisa gjilanasit mbetën në pozitën e dytë ne 22 sosh.