Ballkani me disa ndryshime përball La Fiorita-s

Skuadra e Ballkanit do të luajë me La Fioritan, në kuadër të ndeshjes kthyese në raundin e dytë të Ligës së Konferencës. Loja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim në orën 20:00.

Skuadra nga Suhareka në përballjen e parë triumfoi me rezultat 4-0, me këtë rezultat pothuajse e ka siguruar kalimin në tjetrin raund. Mungesa e vetme te Ballkani për ballafaqimin e sotëm do të jetë Bajram Jashanica. Ilir Daja nga minuta e parë do të luajë me Leonit Abazin dhe Qëndrim Zybën.

 

LEXO EDHE:

Back to top button