Ballkani në transfertën rumune, ndeshje pa presion

Në orën 18:45, Ballkani luan në transfertën rumune ndaj Kluzh, ndeshjen e fundit europiane për këtë sezon. Të besuarit e trajnerit Ilir Daja pas dy humbjeve radhazi nuk kanë më shansin e kualifikimit, megjithatë skuadra nga Suhareka na ka mësuar me paraqitjet dinjitoze dhe një e tillë pritet edhe sot për t’i dhënë lamtumirën me kokën lart kompeticionit së Ligës së Konferencës.

Aktualisht, kampionët e Kosovës renditen të fundit në Grupin G, teksa nga ana tjetër, Kluzh luan për gjithçka pasi nga ndeshja me Ballkanin varet shumë në lidhje me ecurinë e tyre në Europë. Rumunët mbajnë vendin e dytë me shtatë pikë, po aq sa edhe Slavia Praga, (Sivasspor në krye me 10 pikë) ndaj në sfidën me Ballkanin impenjimi është maksimal.

Gjithsesi, të besuarit e Dajës e kanë treguar se janë një kundërshtar i sikletshëm për këdo, madje ndaj Kluzhit në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” barazuan me rezultatin 1-1, teksa rumunët shënuan vetëm në minutat e fundit të ndeshjes.

LEXO EDHE:

Back to top button