Ballkani për një kohë mbetet pa energji elektrike

Ballkani për një kohë mbetet pa energji elektrike

Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina dhe Kroacia janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike. Operatori i Sistemit të Transmetimit në Shqipëri tha se shkaktarët e ndërprerjes së rrymës kanë qenë volumet e larta të transmetimit dhe temperaturat ekstreme, që kanë shkaktuar defekte në linjën e interkoneksionit me Greqinë. “Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin”, tha OST përmes një njoftimi. Sistemi për shpërndarjen e rrymës në Mal të Zi njoftoi se ka ndërprerje të energjisë elektrike dhe se pothuajse i tërë vendi është pa rrymë. Ndërkaq, drejtori i Kompanisë së Energjisë Elektrike në Republikën Sërpska, Luka Petroviq, tha se arsyeja e ndërprerjes së rrymës në pothuajse tërë territorin e Bosnjës është për shkak të një “problemi në rrjetin e energjisë në Mal të Zi”. Edhe Kroacia njoftoi se disa pjesë të vendit janë përballur me ndërprerje të rrymës, përderisa autoritetet kroate, së bashku me homologët e tyre në shtetet fqinje, thanë se po analizojnë shkakun e ndërprerjes së rrymës. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button