Ballkani pret Dinamon në “Fadil Vokrri”, Legia e Muçit drejt transfertës holandeze

Pas përfundimit të ndeshjeve të raundit të dytë të fazës së grupeve, të Ligës së Kampionëve ku padyshim nuk mungoi as spektakli, këtë të enjte do të zhvillohen plot 16 sfida të tjera, kësaj radhe të vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve të Ligës së Konferencës.
Kështu, në grupin A, “gjigandët” francezë të Lille do të udhëtojnë drejt Ishujve Faroe aty ku do të sfidohen nga vendasit e Klaksvkik. Në përballjen tjetër të këtij grupi, sllovenët e Olimpia Ljubjana, skuadër pjesës e së cilës është dhe talenti shqiptar, Redi Kasa do të përballen në “derbi” ndaj sllovakëve të Slovan Bratislava.
Në grupin B, belgët e Gent do të “mirëpresin” izraelitët e Makabi Tel Aviv, ku objektivi kryesor është padyshim sigurimi i 3 pikëve të para në këtë kompeticion, ndërsa në sfidën tjetër, islandezët e Breidablik do të presin në “shtëpinë” e tyre ukrainasit e Zorya Luhansk, sfidë që pritet të jetë goxha e luftuar mes këtyre 2 skuadrave.
Në grupin C, i quajtur ndryshe “grupi i ferrit” i këtij kompeticioni, “dardanët” e Ballkanit të Ilir Dajës do të presin në “Fadil Vokrri”, “gjigandët” korat të Dinamo Zagreb, në një përballje ku padyshim pritet spektakli në fushën e blertë dhe pse jo një sukses historik i “dardanëve”. Në përballjen tjetër, kazakët e Astana, të cilët eleminuan në fazën “play-off”, “demat e kuq” të Partizanit do të presin në “shtëpi”, çekët e Viktoria Plzen, me të dy ekipet që do të kërkojnë fitoren për të mbetur në garën e kualifikimit për në fazën tjetër.
Në grupin D, “shqiponjat” turke të Besiktas do të presin në “Tupras Stadium” të Stambollit, zviceranët e Lugano. Spektakolare pritet të jetë sfida tjetër e këtij grupi, ku në Norvegji, kampionët vendas të Bodo/Glimt do të presin në “shtëpinë” e tyre, “gjigandët” belg të Klub Brizh.
Në grupin E, polakët e Legia Varshavë, skuadër pjesë e së cilës është dhe “ylli” shqiptar i sulmit, Ernest Muçi do të udhëtojnë drejt transfertës holandez, të AZ Alkmaar. Në përballjen tjetër Aston Villa do të kërkojnë fitoren e parë ndaj boshnjakëve të Zrinjski.
Në grupin F, “violët” e Fiorentina do të kërkojnë në “Artemio Franchi” 3 pikët e para, përball hungarezëve të Ferencvaroshit, ndërsa në sfidën tjetër, serbët e Cukaricki do të ndeshen me bellgët e Genkut.
Në grupin G, skocezët e Aberdeen, në “shtëpinë” e tyre përballen me finlandezët e HJK Helsinki, ndërsa në sfidën tjetër vendasit e PAOK-ut do të presin “shqiponjat” e Aintraht Frankfurtit.
Në grupin H, Fenerbahce do të udhëtojnë drejt transfertës sllovake, të Spartak Trnava-s, ndërsa në sfidën tjetër të këtij grupi, nënkampionët danezë të Nordsjaelland do të presin kampionët bullgarë të Ludogorets.